Në Gjilan, në lagjen Zabeli i “Sahit Agës”, do të vihet gurthemeli për kompleksin prej disa objektesh, i cili në vete do të ketë Qendrën për Fëmijet e Braktisur, Çerdhen, Ambulanten, Menzën, Hapësirën Rekreative dhe Sportive, pastaj Shtëpinë e Pleqve dhe objekte te tjera përcjellëse.
Investimi i tërësishëm në këtë kompleks të madh, është i paraparë të kushtojë rreth 2.5 milion euro, mjete të cilat i ka ndarë donatori-organizata e huaj “Euro Sky”, ndërsa parcela ku do të ndërtohet është siguruar nga ana e Komunës së Gjilanit.
Ngjarja do te mbahet me datën 19 gusht 2017 (e shtunë), ne ora 10:30.