Të premtën (nesër), do të nisin punimet në rrugën Muhoc-Zarbincë, me gjatësi prej 5 kilometrave.
Muhoc-Zarbincë, ëstë aksi rrugor në të cilin do të fillojn punimet që nesër ( premte), dhe e cila po konsiderohet si rruga më vitale për Malësinë e Bujanocit.
Rruga në fjalë është e gajtësisë prej 5 kilometrave dhe kap koston prej afro 900 mijë eurove. Kjo rrugë, do të lidh shumë fshtatra të thella të malësisë me fshatrat për rreth, si: Zarbincë, Ramnabuçë, Çarr, Novo Sellë, Priboc, Suharnë, etj.
Fillimisht, punimet në ketë rrugë, u vlerësuan se do të kushtojnë rreth 1.4 milionë euro, mirëpo me revidimin e plotë nga ana e Direkcionit për ndërtim, kjo rrugë e të njejtës gjatësi, do të kap vlerën prej më 900 mijë eurove.
Punimet edhe zyrtarisht do të fillojnë të premten (nesër) me fillim prej orës 13:00 nga xhamia e fshatit Muhoc.
Rruga do të asfaltohet nën administrimin e “Direkcionit për ndërtim” nga Bujanoci.