Momentet kur ju ndjeheni nervoz preferohet që fillimisht të ruani qetësinë dhe të merrni frymë thellë. Ka shumë faktorë të cilat mund të shpien deri te kjo gjendje, mirëpo preferohet që të ndiqni disa këshilla si më poshtë:
Në mënyrë që të largoheni nga një situatë stresuese, zgjidhni një vend i cili ju bën të ndjeheni më mirë dhe t’i largoni mendimet negative.
Gjithashtu preferohet që të kaloni kohë me të afërmit dhe miqtë në mënyrë që gjendja aktuale të mos përkeqësohet.
Shpeshherë ju ndodh të jeni nervoz para një provimi ose para prezantimit të punës. Gjëja parë që duhet të bëni është të qetësoheni. Mendoni se sa shumë keni punuar për këtë punë, sa shumë keni bërë për të qenë aty ku jeni. Kjo gjë do t’ju ndihmojë t’i rimblidhni forcat tuaja dhe të merrni situatën nën kontroll.