“Nënshkrimi i kontratave për 128 serra 100 m2 nga Drejtoria e Bujqësisë, dhe Pylltarisë – Islamic Relif me fermerët nga komuna e Gjilanit po vazhdon”, kanë thënë drejtuesit e Drejtorisë për Bujqësi në Gjilan.
Drejtori i kësaj Drejtorie, Bajram Isufi ka bërë me dije se ky projekt pritet të finalizohet shumë shpejtë me montimin e strukturës dhe materialit transparent të serrave tek fermerët përfitues.
“Për më shumë se dy vite e gjysmë qeverisje, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka mbështetur sektorin e hortikulturës dhe fermerët kultivues të perimeve me mbi 200 serra të dimensioneve të ndryshme”, ka thënë Isufi.
Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë do jetë afër fermerëve edhe këtë vit në forma të ndryshme si mbështetje direkët, trajnime dhe këshilla të ndryshme si dhe rregullim të infrastrukturës së të bërit bujqësi. /2LONLINE/