Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, së bashku me zv/drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Rexha, kanë nënshkruar vazhdimin e Aneks Marrëveshjes së bashkëpunimit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim administrimin e tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional. /2LONLINE/