Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedoninë e Veriut u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut për vitin 2023.
Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes i Ministrisë së Mbrojtjes, Faruk Geci dhe Shefja e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Nënkolonel Biljana Nikolovska.
Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej. /2LONLINE/