“Lajmet e mira për Klubin Futbollistik “Kika” nuk kanë të ndalur. Dje është nënshkruar edhe marrëveshja e sponsorizimit mes Air Energy & Guris e KF “Kika”, ka thënë, kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj .
I pari i komunës ka qenë i pranishëm në këtë së bashku me përfaqësuesit e kompanisë: drejtori i kompanisë Air Energy, z. Ibrahim Akyol, së bashku me stafin e tij shoqërues Xhejlane Morina, Flamur Biqkaj dhe Leonard Hisari.
Njëjtë është përfaqësuar edhe KF “Kika” nga kryetari i klubit, z. Naim Biqkaj, dhe Drejtori Sejdi Latifaj.
“Kujtojmë se ky lajm vije menjëherë pas vënies së gurthemelit të projektit për stadiumin e klubit, investim i përbashkët ky, mes MKRS-së dhe Komunës së Kamenicës”. /2LONLINE/