Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim përfaqësues nga organizata CARITAS, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin TAKE, i cili ka për qëllim avancimin e përbashkët të trajnimeve dhe punësimit në sektorin e arsimit në Kosovë.
Në Kamenicë qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i nivelit parashkollor në arsim si dhe pajisjen me elemente që ndihmojnë zhvillimin e mësimit dhe përfshirjen sa më të madhe të nxënësve. /2LONLINE/