Në zyrën e Ndërmarrjes Publike “Drejtoria për Ndërtim” është nënshkruar kontrata për asfaltim e rrugës Muhoc-Zarbincë nga drejtori, Naim Rexhepi dhe kompanisë Sloga. Rruga tashmë e kontraktuar është e një karakteri të rëndësishëm për banorët Malësisë së Bujanocit sepse përfundimisht si zonë rurale ndërlidhet me qendrën administrative të komunës.
“Malësia është një pjesë e rëndësishme e komunës së Bujanocit dhe padyshim do të ketë trajtim të barabart ne kuptimin e realizimit të parakushteve për zhvillim. Gjithnjë duke u mbeshtetur në resurset e pasura blektorale e bujqesore, besojme fuqishem në një axhendë zhvillimore e mbeshtetur në blegtorinë dhe bujqësinë. Për më tepër, detyrat e marra na obligojnë të përmbushim misionin tonë fisnik për të jetësuar Malësinë si një zonë të banueshme dhe jo të harruar e margjinalizuar në zhvillimet ditore” u shpreh drejtori Rexhepi, shkruan Titulli.com.
NP “Drejtoria për Ndërtim” që nga zgjedhja e drejtorit të ri është në procesin e analizimit të strukturës dhe sistematizimit të mbrendshëm në mënyrë që të ndërmeren masat e ristrukturimit për të modernizuar dhe funksionalizuar në tërë kapacitetin e saj sikur edhe potencialet e kësaj ndërmarrje publike të vëhen në funksion maksimal ndaj nevojave të qytetarëve të komunës së Bujanocit. Gjithashtu, është edhe duke bërë rivlersimin e asaj se çfar është punuar dhe duke shqyrtuar gjendje në të cilën tashmë është gjetur kjo ndërmarrje për të përmisuar dhe struktuar plani afat-shkurtër dhe për të planifikuar planin afat-mesëm.
Rruga Muhoc – Zarbincë është njëri ndër projektet më kapitale për Komunën e Bujanocit pasi që përfundimisht merr fund diferencimi i qytetarëve të kësaj zone duke i nderlidhur me qytetin e Bujanocit e që është vazhdimësi i projektit të rrugës Tërrnoc – Breznic qëllimi i si cilës është ringjallja e Malësisë në kuptimin infrastrukturor.
“Jemi në një proces të vendosjes së parime themelor për të jetësuar planin zhvillimor i cili është diskutuar gjatë fushatë parazgjedhore dhe njëkohësisht jemi plotësisht të angazhuar për përmbushur çdo premtim të dhënë një nga një. Kjo rrugë ishte premtuar është koha të realizohet, është koha të i prim ringjalljes së malësisë e realizimit të ëndrrës së Malësisë. Përpjekjet tona nuk do të ndalen as edhe ndaj vendbnimeve tjera ku tashmë ka filluar realizimi i dhjetra projekteve” theksii drejtori i NP “Drejtoria për Ndërtim” Naim Rexhepi
Vlenë të theksohet se me këtë projekt është paraparë gjatësi rreth 4 kilometra e gjysëm si dhe do të punohet në standardet dhe parametrat e rrugës lokale që do të realizohet në bazë të punëve të kryera në teren, ndërkaq financohet nga buxheti i Komunës së Bujanocit dhe nga mjetet e Trupi Koodrinues.