Sot në Komunën e Kamenicës është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të zotimeve për Agjendën e Kontratës Sociale për Kamenicën.
Ky projekt është bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe USAID.
Kontrata Sociale në fjalë ka për qëllim realizimin e dy projekteve të cilat janë propozuar e votuar nga qytetarët që kanë qenë pjesë e këtij procesi.
Projektet e përfshira janë: Shënjezimi i shtegut të ecjes në Hodonoc si dhe reduktimi i mbetjeve nga rrobat e papërdorura përmes riciklimit.
“Komuna e Kamenicës edhe përgjatë procesit deri më tani por edhe atij që na pret në vazhdim, zotohet se do të ofrojë të gjitha resurset e nevojshme në mënyrë që të arrihen qëllimet e kësaj kontrate që po nënshkruajmë’-ka thënë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se ekzistimi i një zotimi të përbashkët që praktikat e mira do të përdoren nga ana e komunës për të afruar sa më shumë qytetarët me institucionin dhe vendimmarrjen, tregon qartë përgjegjësinë por edhe gatishmërinë tonë për të punuar në këtë drejtim.
Kujtojmë se ky projekt po realizohet paralelisht edhe në 9 komuna të tjera të Kosovës. /2LONLINE/