Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me përfituesit e subvencioneve për sport dhe OJQ, kanë nënshkruar kontratat.
Kryetari Rahimaj ka thënë se mbështetja e klubeve sportive dhe organizatave të shoqërisë civile do të vazhdojë, duke thënë se po bëjnë përpjekje që shuma e ndarë të jetë edhe më e lartë si dhe të gjejnë edhe forma të tjera se si Komuna e Kamenicës mund të përkrah sportin e sektorin e OJQ-ve.
Ai gjithashtu i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë deri më tani, duke uruar që edhe ky vit të jetë i mbushur me suksese./2LONLINE/