Ceremonia e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat edhe këtë vit janë siguruar nga Trupi Koordinues, është mbajtur në amfiteatrin e Departamentit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq me këtë rast u shprehë se njëra prej gjërave më të rëndësishme është fakti se subjektet ekonomike që kanë përfituar mjete, janë të obliguar t’i punësojnë 36 punëtorë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falemnderuar Trupin Koordinues për mjetet me të cilat po ndihmohet komuna e Bujanocit dhe shpreson që vitin e ardhshëm të kenë investime edhe më shumë nga buxheti i Trupit Koordinues.
Mjete të pakthyeshme kanë përfituar gjithsej 19 firma, edhe atë nga Bujanoci 9, nga Presheva 9, dhe 1 nga Medvegja. Ndërmarrësve nga Bujanoci i kanë takuar 19.294.700,00 dinarë, atyre nga Presheva 18.227.256,00, kurse firmës nga Medvegja 2.478.000.00 dinarë.
Firmat nga Bujanoci të cilat kanë përfituar mjete nga konkursi i Trupit Koordinues janë:
1. ROTO PAPIR PLUS nga Kërshevica, në vlerë prej 2.600.500 dinarë
2. EURO LIDER nga Zhbevci, në vlerë prej 3.000.000 dinarë
3. PETROVIQ nga Kërshevica, në vlerë prej 1.946.825 dinarë
4. UNIKAT nga Bujanoci, në vlerë prej 2.873.229 dinarë
5. GONEKS nga Tërnoci, në vlerë prej 2.932.300 dinarë
6. IMPERIAL BAKERY nga Tërnoci, në vlerë prej 1.691.900 dinarë
7. GIGA TRENDS nga Tërnoci, në vlerë prej 1.061.666 dinarë
8. NIKI COM nga Bujanoci, në vlerë prej 1.820.000 dinarë
9. ALUMIN PLAST DONI nga Bujanoci, në vlerë prej 1.368.223 dinarë