Në kuadër të projektit “Rritja e Potencialit për Bujqësi në Kosovë”, është bërë nënshkrimi i kontratave me 51 fermerët përfitues të serrave me sipërfaqe 100m².
Ky është projekt i përbashkët i Komunës së Kamenicës dhe Islamic Relief Kosova që mundëson shtimin e prodhimit të perimeve në komunën tonë dhe rritjen e të hyrave për familjet përfituese.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj,përgëzoi fermerët për përkushtimin e tyre ku theksoi se mbështetja ndaj tyre do të vazhdoj edhe më tutje në projekte e subvencione të tjera duke kontribuar edhe më shumë në rritjen e prodhimit bujqësor.
Edhe Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, në një fjalë rasti, falenderoi fermerët për bashkëpunimin që kanë me drejtorinë duke i siguruar ata se së bashku do të shohin mundësitë për të kontribuar edhe në vazhdimësi në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit.
Ceremonia u mbyll me nënshkrimin zyrtar të kontratave, duke hapur rrugën për fillimin e projekteve të reja bujqësore në komunë. /2LONLINE/