Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën ekzekutive të “Center for Cooperation and Networking of Organizations” /”Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave”, Mediana Bislimi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillim të projekteve, që kanë të bëjnë me fushën e të drejtave të njeriut.
Memorandumi përfshin shkëmbimin e informatave, përvojave dhe praktikave të mira ndërsektoriale të drejtorisë dhe rrjetit të organizatave, që mbështesin projektet në zhvillim për Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/