• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Një botim tejet i rëndësishëm paraqitet e përurohet në “Vjeshtën Letrare të Gjilanit “

Redaksia 2LONLINE 3 Nëntor, 2022 3 min
 Një botim tejet i rëndësishëm paraqitet e përurohet në “Vjeshtën Letrare të Gjilanit “

Shkruan: Sabit Rrustemi

/Këtë të shtunë, më 5 nëntor 2022, ora 12:00, në Bibliotekën e Re të qytetit në Gjilan/

NJË BOTIM TEJET I RËNDËSISHËM PARAQITET E PËRUROHET NË “VJESHTËN LETRARE TË GJILANIT “

FJALËT LINDËN DRITËN E YJEVE është titulli i panoramës së poezisë moderne botërore, një botim kapital ky dhe tejet i rëndësishëm për letërsinë tonë , i përzgjedhur e përkthyer nga shkrimtari ynë i shquar Ramadan Musliu, vjen pikërisht në dyvjetorin e mungesës fizike të Tij, si shenjë përkujtimi e respekti për një krijimtari të begatë po edhe ejetë të dinjitetshme si dhe angazhim intelektual në shërbim të kombit.

E mbetur në dorëshkrim, botimi i kësaj vepre është një ngjarje e shënuar në jetën tonë letrare e kulturore, e cila ndodh falë Familjes së shkrimtarit Ramadan Musliu, që i jep udhë kësaj Panora,me dhe ia beson botimin Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, po edhe studiuesit të rryer të letërsisë sonë e shkrimtarit të shquar, Anton Nikë Berishës, njëri nga miqtë e ngushtë të Danit, i cili e redaktoi dhe e përgatiti profesionalisht për botim dhe tashmë do ta kemi në bibliotekat tona dhe në jetën tonë letrare.

Kjo vepër madhore letrare ku janë përzgjedhur 69 shkrimtarë të letërsisë botërore nga të katër anët e botës si dhe janë sjellur krijimet e tyre poetike që i përkasin letërsisë bashkëkohore botërore , vjen në Manifestimin “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 5 nëntor 2022, ora 12:00, pikërisht në dyvjetorin e shkuarjes në amshim të shkrimtarit Ramadan Musliu.

Përpos botuesit si dhe studiuesit e shkrimtarit të shquar, prof. dr. Anton Nikë Berishës, për këtë vepër që përherë të parë shfaqet në publik, do të flasin edhe Prend Buzhala, poet e kritik letrar si dhe përkthyesi ynë i ri, Elvi Sidheri .

Veprimtaria përuruese për këtë vepër, botimin e së cilës ka premtuar se do ta mbështet materialisht Banka Private e Biznesit, si bankë e vendit tonë, mbahet në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”, e cila është pjesë e organizimit të këtij Manifestimi bashkë më Ars Clubin “Beqir Musliu”.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan rekomandojmë Sabit Rrustemi Vjeshtën Letrare
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com