Rreshter Master Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rreshterja Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga te cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës.
Akademia e nënoficerëve është edukim një vjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve. Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjencione tjera, njofton FSK. /2LONLINE/