Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku ka ngushëlluar familjen Jakupi me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, ikonës së muzikës, Isa Jakupi.
***
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e ikonës së muzikës së qytetit tonë!
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Isa Tefik Jakupi një figure të ndritur të artit muzikor të qytetit tonë. Isa Jakupi ishte më shumë se një artist i shquar, ai ishte një frymëzim, një udhërrëfyes dhe një pasuri e çmuar për kulturën tonë.
Me interpretimet dhe krijimet e tij, ai i dha jetë skenës muzikore të qytetit, duke lënë pas një trashëgimi që do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë artistësh.
Në këto momente të vështira, ndjejmë dhembjen e familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e artit të qytetit tonë.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!
Me respekt dhe ngushëllime të thella,
Leonora Morina Bunjaku