Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, sot mirëpriti në takim drejtorin e projektit, Stephen Carpenter nga USAID.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për fuqizimin e tij në periudhën në vazhdim, duke bërë përpjekje për të përmirësuar edhe më shumë sistemin e kontrollit të brendshëm në menaxhimin e financave publike në përgjithësi si dhe duke vazhduar të bëjmë përpjekje për të përmirësuar edhe më tej transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe qeverisjen e hapur në Komunën e Gjilanit.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe për mundësinë e përbashkët për anëtarësimin e Komunës së Gjilanit në “Partneriteti i Qeverisë së Hapur Lokale – Open Government Partnership Local (OGP Local)”.
Nënkryetarja e komunës znj. Leonora Morina Bunjaku ka bërë me dije se fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i përbashkët në interesimin e Komunës së Gjilanit, por edhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit të saj në Open Government Partnership Local. Pra tani pas anëtarësimit të Kosovën në Open Government Partnership, komunat e Kosovës kanë mundësi që të aplikojnë për anëtarësim në OGP Local.
Anëtarësimi i komunave të Kosovës në OGP Local ka shumë benefite potenciale për qeverisjen lokale dhe komunitetet lokale. /2LONLINE/