DYLON

Kryetari i Vitisë nënshkruan marrëveshje për projektin YourJob 2

Kryetari i Vitisë nënshkruan marrëveshje për projektin YourJob 2
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka pritur sot në takim drejtorin gjeneral dhe atë ekzekutiv të Caritas Kosova, Don Viktor Sopin dhe Alfred Pjetrin, si dhe znj. Shqipe Kurti dhe Brigita Dishpali nga projekti YourJob Kosova.

Në këtë takim, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të komunës së Vitisë, me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor ka mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, e vlerësoj lartë këtë projekt për të rinjtë vitias në mbështetjen e tyre në përgatitjen e tyre profesionale për tregun e punës.

Përndryshe komuna e Vitisë është në mesin e pak komunave të Kosovës si e përzgjedhur që të realizohet ky projekt.  /2LONLINE/