Shkolla e Muzikës, udhëhequr nga drejtori, Kushtrim Jakupi, po i arrin sukseset e saja. Kjo shkollë vazhdimisht, po prodhon talentë të rinj të kësaj fushe. Madje, ata pothuajse nuk lënë garë kombëtare e ndërkombëtare pa marrë pjesë, e pa zënë ndonjë vend të rëndësishëm në të. Krahas shteteve me një ekonomi më të zhvilluar e arsim më të përparuar, Shkolla e Muzikës nga Gjilani, arrin të jetë simbol i rezistencës dhe bashkimit të forcave përballë çdo vendi në nxjerrjen e talentëve të rinj”.
Kështu shprehet, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sipas të cilit i gjithë ky sukses po bëhet falë përgatitjes së këtyre nxënësve nga mësimdhënësit e suksesshëm të kësaj shkolle, dhe, veçanërisht, në bazë të menaxhimit të suksesshëm të drejtorit të kësaj shkolle, prof. Kushtrim Jakupi, i cili është një profesionist në fushën akademike e profesionale, dhe, i cili po arrin të tregojë rezultat dhe ura bashkëpunimi, për të qenë simbol i përqimit të zërit dhe tingujve të nxënësve tanë në çdo arenë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Kushtrim Jakupi, rrjedh prej një familje intelektualësh, të cilët nxorën breza e kuadro eminente në qytetin tonë. Babai i tij, Isa Jakupi, ishte një ndër themeluesit e Shkollës së Ulët dhe të Mesme të Muzikës në Gjilan. Por, edhe nëna e tij, Ylfete Jakupi, e cila ka qenë një arsimtare e denjë, e cila për shumë vite arriti të jep rrugën e jetës e dritës për nxënësit e saj, duke i përgatitur për fazat e ardhshme zhvillimore në karrierë. Natyrisht, Kushtrimi, këtë sukses e trashëgoi nga babai dhe nëna e tij, të cilët arritën të nxjerrin shumë kuadro profesionale në fushat e tyre, dhe, arritën t’i ngritin nivelet e arsimit, duke bërë ngritjen e kapaciteteve dhe talentëve të cilat sot janë ikonë identifikimi nga qyteti jonë”, thotë ismajli.
Përveç të tjerash, Kushtrim Jakupi, është profesor universitar, i cili po arrin të nxjerrë breza të rinjsh profesional, të cilët do të jenë të gatshëm të gjenden në tregun e punës, dhe, të krijojnë mundësi të reja potenciale, në avancimin e të arriturave të tyre, të cilat nuk do të jetën vetëm të arritura për ta, por, edhe për vetë shtetin tonë në përgjithësi.