DYLON

Ja si komunikohet rezultati i testimit për Covid-19?!

Ja si komunikohet rezultati i testimit për Covid-19?!
Avatar photo Redaksia

“Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dëshirojnë t’u rikujtojnë qytetarëve se pas marrjes së mostrave të dyshuara për SARS-COV-2, qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv në këtë virus, informohen menjëherë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët në të njëjtën kohë vihen në gjurmim edhe të kontakteve të rasteve të tjera në terren, të ndërlidhura me rastet që rezultojnë pozitive”, thuhet në një njoftim të MSH-së dhe IKSHPK-së.

Ndërkohë, personat të cilët nuk kontaktohen pas publikimit të rezultateve nënkuptohet që janë raste që kanë rezultuar negative në SARS-COV-2, përkatësisht në sëmundjen Covid-19 dhe të njëjtin informohen në një procedurë më të ngadalshme për shkak se ata janë më pak të rrezikuar.

“IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve kontakton dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetë-izolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në fund të informatës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.