Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Zhegër të Gjilanit është arrestuar një qytetar pasi dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën.
Sipas raportit policor, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar me nënshtetësi te huaj, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator me 16 fishekë të cal. 9 mm me leje valide. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.