Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu deklaroi pas kthimit nga Shqipëria se liderët politik të shqiptarëve nga jugu i Serbisë kanë marr rekomandim nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit në listën e përbashkët.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është nxitur nga Partia Përparimtare Serbe, kryetari i së cilës, Aleksandër Vuçiç, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa atë të kryeministrit, shefi i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç.
Ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa për agjencinë Beta deklaroi se pas bisedës në Tiranë ende nuk ka ardhur deri te takimi i përbashkët të gjithë liderëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, përkatësisht ende nuk është marrë vendimi se a do të marrin partitë politike shqiptare në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, transmeton Titulli.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka shpërndarë parlamentin dhe ka shpalluri formalisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 mars.