Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot në Viti u vendosen kurora lulesh tek memoriali i gazetarit “Kerim Lewton” në qytetin e Vitisë, që mban emrin e gazetarit të ndjerë, i cili u vra në kufirin Kosovaro- Maqedonas, gjatë konfliktit në Maqedoni.
Në këto homazhe i pranishëm ishte kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Bekim Azizi me bashkëpunëtorë, Sekretari i dytë politik i ambasadës Britanike në Kosovë, z. Richard Le Vay, gazetarë dhe të tjerë.
Përndryshe pas homazheve në organizimin e Institutit të medias se Kosoves, Keshillin e pavarur të mediave, Keshillin e Klubeve Rotary të Kosoves, Rotary Klub Vitia dhe me mbështetje të Komunës së Vitisë, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u zhvillua tryeza e përbashket me temë:” Të bërit gazetari në këtë kohë, plasimi i informates si e mirë publike, sfidat, kërcënimet dhe rreziqet” /2LONLINE/