DYLON

Ministri Mehaj vizitoi Familjet e dëshmorëve në komunat e Veriut të Kosovës

Ministri Mehaj vizitoi Familjet e dëshmorëve në komunat e Veriut të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave në Familjet e dëshmorëve të kombit, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, vizitoi familjet e dëshmorëve në vendbanimet e pjesës veriore të vendit tonë.

Me këtë rast, ai vizitoi familjen e dëshmores, Fatime Hetemi, në Veri të Mitrovicës, familjen e dëshmorit Bislim Ademi, në Cerajë të Leposaviqit, familjen e dëshmorit Kadri Kadriu në lagjen Kroi i Vitakut në Veri të Mitrovicës, dhe familjen e dëshmorëve Kadrije Uka dhe Fahredin Uka, në Çabër të Zubin Potokut.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre vizitave, Ministri Mehaj u pritë ngrohtësisht nga familjarët dhe të afërmit e tyre, duke u vlerësuar lartë vizita e tij, në këtë ditë feste, dhe domethënies së veçantë të vizitës së Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Vlerësimi i lartë i sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe flijimit të tyre nga kjo anë e vendit tonë, bashkë me evokimin e kujtimit dhe nderimit për ta, ishin qëllimi i kësaj vizite.

Gjithashtu në të gjitha vizitat, Ministri Mehaj theksoi se, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK janë institucionet e vendit që janë të përkushtuara maksimalisht të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sepse e kemi obligim kushtetues dhe ligjor, që ishte edhe ideali i gjithë dëshmorëve e martirëve të Kombit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.