Në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen me rastin e “Ditëve të Diasporës”, mbrëmë në Viti është mbajtur Festivali i këngës për fëmijë “Cover Fest”, që u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u përkrah edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, Qendra kulturore “Anamorava”, si dhe Kori i Qytetit.
Drejtori i festivalit Mustaf Lamallari, njoftoi se për të marr pjesë në këtë festival, ishin përzgjedhur 12 talent të rinj të këndimit. Përzgjedhja e më të dalluarëve u bë nga juria e përbërë nga prof.mr.Besjana Memedi, prof.Drilon Pira dhe prof Erxhan Terpeza. Sipas vendimit të jurisë,
• Interpretuesja më e mirë Rozana Ademi –vendi i parë,
• Anduena Ramadani Vendi -ll-dhe çmimin vokali më i mirë
• Vendi tretë -III-u nda mes: Elonita Derguti dhe Rinesa Leta.
• Engjell Llugiqi çmimi i mediave nga ,,Plus Tv”
• Dorentina Sinani-Çmimi Publikut.
Festivali i këngës për fëmijë ,,Cover fest”, u mirëprit jashtëzakonisht nga të pranishmit. Ky festival mëton të jetë tradicional nga ku do të dalin talent të rinj. Sponzor Medial i Festivalit ishte “Plus Televizion”.