DYLON

Naim Fetaj vjen me librin e katërt poetik “Më lanë edhe pa këngë”

Naim Fetaj vjen me librin e katërt poetik “Më lanë edhe pa këngë”
Avatar photo Redaksia

Sapo ka dalë prej shtypit, përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, libri i katërt poetik i poetit Naim Fetaj, “Më lanë edhe pa këngë”.

Poeti dukagjinas, i cili prej dekadash jeton e vepron në Gjermani, u lind më 7 shkurt 1961, në Strellc të Deçanit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesme
në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri në Deçan.
Ka mbaruar Fakultetin Filozofik – Dega Letërsi dhe
Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Deri më 5 korrik 1990 ka punuar si gazetar në programin
dokumentar të Televizionit të Prishtinës.

Nga viti 1991 e këndej, jeton dhe vepron në Gjermani.

EkoHigjiena

Naim Fetaj, pos gazetarisë, është marrë vazhdimisht
edhe me poezi. Ka botuar në të gjitha gazetat dhe revistat
e kohës, në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Shqipëri.
Është bartës i shumë shpërblimeve letrare dhe autor
tekstesh i disa këngëve.

Është përfshirë dhe në shumë vëllime të përbashkëta
poetike, ndërsa deri më tash ka botuar:

“Yjet bëjnë roje”,
“Terrinë përtej diellit” dhe
“Vezullimë thinjash”

“Më lanë edhe pa këngë”, është vëllimi i katërt poetik i tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.