Sot në Viti 44 fermerë vitias, konkretisht prodhuesit të qumështit kanë përfituar secili nga ta nga 2 bidona 20 litërshe të qumështi. Kjo gjë u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Helvetas Swiss Intercooperation, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe të implementimit të Grupi Lokal të Veprimit “Vitia” .
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para dorëzimit të këtyre bidonave tha se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj, sikurse me projektin “Aftësitë për Punësim Rural” (APR) po përkrah fermerët vitias duke i falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në veçanti në sektorin e bujqësisë.
Ai shtoi se kjo komunë edhe në të kaluarën ka përkrahur fermerët e saj me projekte dhe mjete të ndryshme të punës të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Viti.
Përndryshe, financimi i këtij projekti është bërë në bashke participim, ku komuna e Vitisë, ka participuar me 50% të mjeteve financiare kurse nga 25% kanë participuar projekti APR dhe vetë fermerët.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bidonave që është mbajtur në Viti, i pranishëm ishte edhe Basri Pulaj nga projekti APR dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi.