Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), në Viti ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt për këtë viti.
Kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, i ka njoftuar anëtarët mbi vlerësimet e akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendit Komunal dhe të vlerësuar nga Departamenti ligjor i Ministrisë së Administrimit.
Po ashtu u bë e ditur edhe për situatën aktuale me pandeminë në komunën e Vitisë, ku aktualisht në këtë komunë nuk ka asnjë rast pozitive e as raste aktive.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar mbi Kornizën afatmesme buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë për vitet 2022-2024.
Me këtë rast Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti mbi punën që është bërë në hartimin e kësaj kornize dhe planifikimit të shpenzimit në kategoritë e ndryshme ekonomike.
Sipas këtij dokumenti financiar bëhet me dije se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2021 do të shënojë rritje dhe atë prej 12.490,868€ në 13,069,494€.
Rritje e buxhetit komunal të Vitisë parashihet të këtë sipas këtij dokumenti deri në vitin 2024.
Kurse anëtarët e këtij komiteti kanë paraqitur mendimet e tyre mbi ndarjen buxhetore në kategoritë e ndryshme ekonomike.
Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika të cilat do të procedohen për seancën e Kuvendit: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësim të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores Liria Gjilan për një periudhe trevjeçare 2021-2022-2023, si dhe propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022. /2LONLINE.com/