• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Presidentja Osmani e përmbylli vizitën në Turqi

Redaksia 2LONLINE 21 Qershor, 2021 4 min
 Presidentja Osmani e përmbylli vizitën në Turqi

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani përmbylli sot vizitën në Turqi, gjatë së cilës mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), në Forumin Për Diplomaci të Antalias, si dhe pati disa takime me krerë të lartë të shteteve të ndryshme dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borell.

Fillimisht, Osmani, në cilësinë e përaqësueses së Kosovës në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), mbajti një fjalim, në të cilin foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Presidentja ritheksoi rëndësinë që vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë, në mënyrë që Kosovës dhe rajonit t’i hapet mundësia e integrimit të shpejtë në BE dhe në NATO.

 Po kështu, ajo foli për rolin që Republika e Kosovës po luan si faktor i stabilitetit në rajon. 

Më tej, Presidentja Osmani ka qenë pjesë e panelit “Global Governance”, në të cilin u diskutuan cështje që ndërlidhen me qeverisjen globale dhe qasjet e reja për zgjidhje globale. 

Presidentja Osmani theksoi se pandemia COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, i ka shtuar pabarazitë dhe ka dëshmuar se duhet ta rishikojmë modelin aktual të globalizmit. 

Më pas, Presidentja Osmani u takua e Presidentin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan,  me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej. 

Gjatë qëndrimit në Turqi, Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, u takua edhe me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Joseph Borell. Në takimin me të, znj. Osmani bisedoi edhe për dialogun me Serbinë, e cila, sipas saj duhet të përmbyllet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Liberalizimi i menjëhershëm i vizave qe kërkesë tjetër e Presidentes Osmani. Kosova, sipas saj, i ka plotësuar të gjitha kriteret, madje shumë më tepër se vendet e tjera, të cilat kanë përfituar lëvizje të lirë në vendet e BE-së, prandaj nuk ka asnjë arsye që kjo çështje të zvarritet më tej. Procesi i vizave nuk duhet ndërlidhur me dialogun me Serbinë, si proces i rregullimit të marrëdhënieve mes dy shtetesh të pavarura. 

Po ashtu, Presidentja Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Pakistanit, z. Shah Mahmood Qureshi, si dhe disa përfaqësues të vendeve jonjohëse. 

Në fund të vizitës, Presidentja Osmani mori pjesë po kështu edhe në Forumin për Diplomaci të Antalias, si dhe pati një bashkëbisedim të ngrohtë me të rinjtë e këtij forumi, në të cilin ajo foli për sfidat e të rinjve në politikë dhe për mundësitë që ata i kanë për të ndikuar në vendimmarrjen politike /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Presidentja Osmani Presidentja Osmani - Sadriu SEECP Turqi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Presidentja Osmani takoi përfaqësuesit e Rrjetit të të Drejtave të Njeriut

30 Qershor, 2022

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen nga Ushtria Turke

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com