Në Viti është mbajtur sot Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi ( EVSB) në nivel kombëtar.
Në këtë takim pos kryetarit të Komunës Sokol Haliti dhe anëtarëve të EVSB-së në Viti, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, përfaqësues nga ICITAP etj.
Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, mblidhet dy herë në vit dhe përbëhet nga një ose dy përfaqësues të përzgjedhur nga secila EVSB-ë në nivel të Kosovës. Këshilli Ekzekutiv i EVSB-së paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar ndër-komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim.
Pjesëmarrësit mund të identifikojnë dhe shfrytëzojnë burimet në dispozicion përbrenda këshillit dhe bashkësive përkatëse, duke u siguruar që burimet e vlefshme dhe përpjekjet nuk dyfishohen dhe e njëjta të vlejë për projektet e sigurisë në bashkësi.