DYLON

Diplomojnë nëntogerët Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Nëntoger Xhevahir Hasanaj
Avatar photo Redaksia

Nëntoger Xhevahir Hasanaj fitoi Medaljen – kadeti më i mirë ndërkombëtarë në studimet ushtarake në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sundhurst

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve oficer në Akademinë Mbretërore ushtarake ,,Sundhurst’’, ku diplomojnë nëntogerët Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May ishte ajo e cila i inspektoi kadetët në emër të lartmadhërisë Mbretëreshës Elisabet si dhe ndau medalje për nëntogein Xhavhir Hasanaj dhe certifikatat e diplomimit të kadetëve që mbaruan studimet atje.

EkoHigjiena

Me rastin e dhënies së medaljes së oficerit të FSK-së, nëntoger Xhevahir Hasanaj, kadeti me rezultatet më të larta nga oficer- kadetët ndërkombëtarë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se rezultati i shkëlqyer i oficerit të FSK-së ka rëndësi të veçantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Kosovën.

“Jam i privilegjuar që sot gjendem këtu në cilësinë e komandantit për të nderuar këtë ngjarje madhështore e organizuar nga kjo akademi me nam në të cilën oficerët tanë vazhdojnë të na bëjnë krenar me rezultatet e tyre kudo që ata trajnohen në shkollat dhe akademitë ndërkombëtare”, tha Komandanti i FSK-së.

Në Sundhurst pos komandantit të FSK-së, gjeneral Rama ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Lirim Graiçevci, pastaj kolonel Xhevahir Geci, ushtrues detyre i komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), nënkolonel Ali Krasniqi, shef i Departamentit për bashkëpunim e Siguri në kuadër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe nënkolonel Gregor Lindsay.

Pas 12 muajsh shkollim në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Britaninë e Madhe, oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj fitoi medaljen për kadetin ndërkombëtar më të mirë i cili ka arritur rezultate më të mira në studimet ushtarake, akademike, dhe praktike.

Kjo është hera e dytë që një oficer kadet nga Kosova fiton çmim si kadeti më i mirë ndërkombëtarë, duke pas parasysh që në vitin 2015, nëntoger Ismail Hoxha pati fituar shpatën e argjendtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.