Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu dhe Asistenti Lulzim Rashiti, kanë pritur në një takim përfaqësues të University of National and World Economy-UNWE nga Sofje e Bullgarisë, Prof.Dr. Diana Kopeva, Dr. Ari Arutyunian dhe Dr, Illya Kereziev.
Gjatë takimit Prorektorët i kanë njoftuar përfaqësuesit e UNËE rreth aktiviteteve, procesit mësimor dhe të arriturave në UKZ-së, derisa edhe mysafirët kanë paraqitur një përmbledhje të procesit zhvillimor të universitetit të Sofjes së Bullgarisë.
Me pas është mbajtur tryezë e rrumbullakët në të cilën është diskutuar rreth Ndërmarrjeve të Vogla të Mesme-NVM.
Në takim, përpos stafit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Institucioni i Komunës së Gjilanit, Burim Elezi nga zyra për Integrime Evropiane në Komunë, Betim Latifi nga Bordi i Ndërmarrjeve Lokale Publike në Komunë, po ashtu pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues nga Kompanitë apo bizneset private, Festa Hajdari nga Banka Kombëtare Tregtare, Asdren Toska nga Toska SHPK, Refik Ramadani nga LED Com, të cilët kanë kontribuar me diskutimet e tyre në tryezë.
Gjatë diskutimeve përfaqësuesit e UNWE-së nga Sofje e Bulgarisë, kanë paraqitur përvojat e Ndërmarrjeve të Vogla të Mesme në shtetin ku ata jetojnë. Edhe pjesëmarrësit tjerë kanë diskutuar kryesisht rreth NVM në Kosovë, problemet dhe perspektivat e tyre, ku është thënë se NVM përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës.
Sipas pjesëmarrësve, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme-NVM luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, sepse sipas tyre ato janë burimi i krijimit të vendeve të reja të punës. /2LONLINE.com/