DYLON

Gjilani shpërblehet me grant prej 294 mijë euro për performancën e lartë në mjedis

Gjilani shpërblehet me grant prej 294 mijë euro për performancën e lartë në mjedis
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në bashkëpunim me organziatën gjermane GIZ në shumën prej 294 mijë euro, për performancë lartë në fushën e mjedisit. 

Kryetari në detyrë i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MMPHI për vlerësimin e lartë për Gjilanin.

EkoHigjiena

“Ashtu siç jeni njoftuar në fillim të vitit 2021 kur është bërë lansimi i raundit të tretë të Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, komunat i janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të Qeverisjes së Mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në MAPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agejncionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në MMPHI. Sipas procesit të vlerësimit për kritere të qajes dhe indikatorët e performancës, për të cilat detaje jeni njoftuar në Kartën e Vlerësimit, gjatë muajit shtator 2021, komuna juaj fiton 294, 519.00 euro”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit në detyrë, Lutfi Hazirit, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.