Xhezide SELIMI
NË TRYEZËN FESTIVE TË SHPIRTËRAVE
( Cikël poetik )
PËR ËNDRRËN QË HËNA MA PIKTUROI
Hana pikturon ëndrrat mbi malin e prangosur
nga telat me gjemba
plepat kanë zgjatur duart kah porta e perëndisë
Luten të (ç)thurren nga ky muzg dinak
në këtë mal s’kalojnë drenushat
është shpallur me akt solemn mbretëria e derrave të murrëm
Vë dorën mbi stinën time të akulltë
shkrijë një copë shprese për shtegtimin e zogjëve mërgimtarë
trëndafilin në gotën e mërzis e përbijë si hapë për qetësim- diazepam
Ngulfatur nga gjembat zgjohem në botën parahistorike,
luftoj mitin e karizmës dhe fle mbi jastëkun me pendël kristalesh
për ëndrrën që hëna ma pikturoi
MA RRËMBEN AROMËN E FRYMËMARRJES SIME
Drimrin në zemrën tënde do ta kthej në pika të ngrohta uji
për brishtësinë e qenies sime
Sytë e qëndisur në dy mijë ngjyra
përthyejnë dritën jeshile vezulluese
mbështjellur me mbembranë zane nga fusha e bekueme
Kafshët e bardha përtypin barin e derdhur nga kurorat e maleve
uji i ambël rrjedh në drejtim të kundërt me dashuritë fisnike
Ylli i parë në kupën qiellore, ma rrëmben aromën e frymëmarjes sime
nga shkuma e detit ngritem
në duet me ty vallëzojmë rrathëve hanës
MË PIU ME NJË GLLËNJKË
Diellit ia rrëmbeva tinëz rrezen e parë
humbur diku në detin e trazuar
hënës bukurinë rrethore për ta vendosur
në „venus amore“
aty ku tik – taket e zemrës i pëshpërisin
veç dashurisë hyjnore
Me yllin që ndriçonte qiellin
bëra gjerdanin që shkrihej lehtas mes gjoksit tim
për të (ç)thurrur mjegullimin e djallëzuar
nga rrjeti i vejushës së zezë
Nga mali mora hijen e pishave
për ta ri përtëritur aromën dehëse
në gjethin e fundvjeshtës që iku
Në hardhinë e bardhë të stinës që shkoi
verën mbretërore hapësirave imgjinare krijova
përgjatë shtigjeve dardane kah eci
Në shishe qelqi derdhur në gotë
ai me pa hir më piu me një gllënjkë të vetme kënaqësie
pa e ledhatuar butësisht qenien time
BIE ME YLLIN NËN TË CILIN FSHIHESH TI
Dashuria ime i ka rrënjët tek buzët e tua
dhe agimet më zgjohen me butësinë e frymës sate;
sytë e tu vjeshtë e dimër që derdhën
në gjethe dhe ngrica të bardha
Shikoj avionët, shigjetat e fatit që lënë pas
mendoj dëshirën për njërën nga to,
si fëmijë përhumbem derisa ajo shkrihet
në qiellin me ngjyrë trëndafili
Dua të ngre një shkallë shprese në diell
atje ku ngrihet vetëm mendja ime e çmendur,
dhe bota e mendimeve të tua
në pasqyrat e rrezeve
Shtruar në tryezën festive të shpirtrave,
veten e shoh në sytë e tu përlotur nga fati i pa fat,
nuk pres një dolli kënaqësie, puthje e tretur
në murin e Perëndisë sonë
Kur të çelë hana bie me yllin nën të cilin fshihesh ti,
rikthehem me shpirt njeriu tek dritarja e bardhë,
ndërsa vështroj shigjetat e fatit për dëshirën
që nuk mbaron as të nesërmen
(S)’ DEHEM PËR TY
Derdhur në gotë vere më je
rënkon mallin tim të lodhur
shikon buzëgaz e zë nuk bënë
të pijë ngadal e s’dehem me ty,
dehem për ty
Përshpërite fjalë pendese
se faji n’a mbeti jetim kur u kryqëzua bota
s’hamendem të të besoj une ty
të pijë ngadalë e s’dehem me ty
dehem për ty
Lundrove hapsirave të mia t’brishta
djallose cdo qelizë pafajsie
se djalli dhe ti jeni një
të pijë ngadalë e s’dehem me ty
dehem për ty
Një copë loti nga shpirti të ra
trendafilat buqetë vese u bënë
mbledh veten të të dua ty
të pijë shpejtë e dehem me ty
s’dehem për ty
Autorja prej vitesh është anëtare e Asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubit “Beqir Musliu”,