Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Ka thënë se në rastin e parë, në Viti, policia kishte marrë paraprakisht një informatë se me në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga Gjykata e Qarkut është marrë një urdhëresë për bastisje e cila edhe është realizuar.
Është bërë bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse e të dyshuarit A. Z (1964), me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: një pushkë automatike ,AK-47, me numër serik – 218981, një karikator i të njëjtës armë dhe 20 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm
.
I dyshuari është shoqëruar deri në stacionin policor të Vitisë për intervistim në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit publik është ngrit kallëzim penal ndaj tij dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në rastin tjetër, zëdhënësi Hashani tha se në stacionin policor të Vitisë është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të fshatin Ballancë, të Vitisë, me këtë rast patrullat e nën-stacionit policor te Pozheranit pas një kohe te shkurtër e kane lokalizuar vendin e ngjarjes si dhe e kanë identifikuar të dyshimtin, i cili ka pranuar se ka shtënë me arme disa here.
Gjate bastisjes se shtëpisë se te dyshuarit janë gjetur, një pushke automatike AK-47, prodhim kinez, një pushkë gjuetie, 2 karikator te pushkës AK-47, 15 fishekë te kalibrit. 7.62 mm si dhe 23 fishekë te kalibrit 7.9 mm.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedure të rregullt.
Ndërsa rasti i tretë është regjistruar në Pozheran, ku njësitet patrullues të policisë pas marrje se një informate se i dyshuari A. E. I lindur me 1988, posedon armë, e kanë ndalur të dyshuarin i cili ishte duke drejtuar veturën dhe gjatë bastisjes tek ai është gjetur një pistoletë e tipit TT me numër serik C-24844 prodhim Rus dhe një karikator me gjashtë(6) fishek te kalibrit 7.62 mm te cilat janë konfiskuar.
Pistoleta është gjetur ne belin e te dyshuarit. Për ketë rast është konsultuar prokuroi i cili urdhëron qe i dyshuari te ndalet për 48 orë, ndërkohë që hetimet rreth rastit janë duke u kompletuar./2lonline/