66 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë 3 ditëve të fundit, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Përveç tyre, në Klinikën Emergjente janë trajtuar edhe 719 pacientë, bën të ditur raporti i punës.
Nga ta, në Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent kanë marrë tretman mjekësor 200 qytetarë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik, 111 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik, 195. /2LONLINE/