Në Kamenicë, Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave, filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për buxhetin 2018-2020.
Dëgjimi publik i radhës është mbajtur në fshatin Topanicë, me ç’rast janë marrë edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica, prezantoi para banorëve të këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitin 2018-2020. Ajo ka kërkuar prej tyre, që të paraqesin kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Topanicë, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.
Me këtë rast, kërkesat kanë qenë nga më të ndryshmet, si dhe nuk kanë munguan as pakënaqësitë e tyre, që ata i kanë shprehur në mos kryerjen e disa prej projekteve.
Si prioritete kryesore dhe primare banorët e fshatit Topanicë i paraqiten: Renovimin e shkollës, rregullimin e trotuareve, ndriçimin publik në lagjen e Epërme, rregullimin e zyrës për Bashkësinë Lokale, Rregullimin e fushës së sportit, etj.