DYLON

Edhe në Hogosht flitet për planifikim të buxhetit për vitet 2018-2020

Edhe në Hogosht flitet për planifikim të buxhetit për vitet 2018-2020
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020

Sot, u mbajt dëgjimi publik në fshatin Hogosht të Kamenicës, me ç’rast morëm edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve te këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020 dhe kërkoi nga ta që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Hogosht, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.

EkoHigjiena

Si prioritete primare banorët e fshatit Hogosht i paraqiten: Rrjetin e ujësjellësit, pasi që e kanë burimin e ujit nga Kika, Kanalizimin , Ndriçimin publik në një pjese të vogël të fshatit, Trajnime për gratë në fusha të ndryshme si në: (rrobaqepësi, frizere), si dhe nuk munguan falënderimet drejtuar komunës për mbështetjen e ofruar për fshatin e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.