Komuna e Vitisë, po vazhdon realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës, konkretisht sot në fshatin Tërpezë, është asfaltuar rruga e varrezave dhe degëzimi që lidhet me rrugën e varrezave.
Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti ka vizituar për së afërmi punimet në këtë rrugë.
Përndryshe, në shumë lokalitete, komuna e Vitisë gjatë gjithë kohës është duke punuar intensivisht në krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët saj. /2LONLINE/