Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, është njoftuar nga ankuesi, mjeku kujdestar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, se derisa ishte duke kryer vizita të pacienteve, që gjendeshin të shtrirë në spital, ishte penguar në kryerjen e detyrës zyrtare, nga një i dyshuar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrulla e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim nga prokurori i shtetit ndaj të njëjtit caktohet masa e ndalimit për 48 orë.