DYLON

Gjilan: Te parku i qytetit kapet me marihuanë

Gjilan: Te parku i qytetit kapet me marihuanë
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, që veprojnë në Gjilan, te parku i qytetit në Gjilan kanë ndaluar një person dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një qese e dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë.

“I njëjti është arrestuar dhe është sjellë ne Stacion Policor te Gjilanit, është konfiskuar substanca narkotike, është bere matja me peshore zyrtare e cila ka peshuar një pike nëntë /1,9/ gram”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet dhe rasti të dërgohet në Procedurë të rregullt në Gjykatë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.