Gjatë qendrimit të tyre në Republikën e Kosovës delegacioni danez kryesuar nga znj. Anne- Mette Lyhnr Jensen -vizitoi burgun e Gjilanit.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni u shoqëruan nga zëvendësministri Sallahu, antarët e kabinetit dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij.
Në fokus të veçantë ishte edhe informini lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira u vizituan : dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njesia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit. /2LONLINE/