Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me datën 26.11.2024 (E martë) me fillim nga ora 14:00, do të mbahet Akademi mbi jetën dhe veprën e veprimtarit të madh të çështjes shqiptare Metush Krasniqi.
Pas përfundimit të kësaj akademie, do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së tij në Sheshin e Kamenicës që mban emrin e tij. /2LONLINE/