Nga Fadil KAJTAZI
Në shërbim të kujt janë ata që janë kundër gjuhës letrare shqipe dhe e shohin atë si fajtore për suksesin e dobët në PISA?!
“Memorandumi” i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, i hartuar me 1986, si vazhdim i projekteve që kultivojnë Ideologjinë Serbe të Gjenocidit, në pikën 8, ka një konstatim të brengosjes për faktorët që ndikuan në “Albanizimin e Kosovës dhe Metohisë”.
Ndër faktorët kryesor të “eskalimit”, thotë se janë “unifikimi i gjuhës letrare, emërtimi i fëmijëve me emra shqip, flamuri kombëtar, tekstet mësimore – të bëra me instruksione nga Tirana”.
Kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se: ATA që janë kundër gjuhës letrare shqipe; për ndarjen në dialekte dhe nëndialekte, në krahinorizma, në serbizima, turqizma dhe arabizma, ose janë të marrë (me demek budalla), ose janë punëtorë të “Memorandumit”.
Gjejeni vet!
P.S: Nuk mund të ketë tradhti të madhe (strategjike), pa e kamufluar me patriotizëm të madh!