Numri i banorëve në 46 komuna jo të zhvilluara në Serbi është zvogëluar për rreth 40.000 në pesë vitet e kaluara, u tha sot në tubimin kushtuar regjioneve të pazhvilluara.
Duke prezantuara programin e zhvillimit të qëndrueshëm të regjioneve të pazhvilluara deri më 2002 , profesori i Fakultetit organizativ Ondrej Jashko tha se rritja e natyrshme është shënuar vetëm në Preshevë, Bujanoc dhe Turin, transmeton Titulli.
“Komunat e pazhvilluara kanë shkallën e lartë të papunësisë, imigrimet e shprehur ekonomike, natalitetin e ulët dhe resurse më çmime shumë të ulëta”, tha Jashko.
Ai shtoi se në komunat e përmendura nga viti 2000 kanë arritur 12,3 milion euro direkt nga investimet që është pak në raport me sasinë e përgjithshme të paraparë që kanë arritur në atë bazë në Serbi.
Në program thuhet se paga mesatare në këto komuna është 27.313 dinarë që është rreth 70 % të mesatares republikane