Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë informuar se në rrugën Kllokot-Viti ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet e trafikut me urgjencë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga mos përshtatja e shpejtësisë kushteve dhe gjendjes në rrugë.
Vetura BMW me tabela 06, drejtuar nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës, duke bërë tejkalim të pa sigurte godet nga mbrapa mjetin Kombi me tabela 01, drejtuar po nga vozitësi shqiptar, shtetas i Kosovës.
Me ketë raste lëndime pësojnë katër persona që ndodheshin në veturën BMW si dhe dy persona që ndodheshin në mjetin Kombi.
Të gjithë të lënduarve ndihmë mjekësore u është ofruar në qendrën emergjente në Gjilan.
Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.