DYLON

Diskutojnë në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë

Diskutojnë në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim z. Anders Wollter i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi z. Wollter për kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do ti hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Ministri Hamza, gjatë takimit gjithashtu theksoi se Ministra e Financave mbetet e angazhuar për plotësimin e detyrimeve të saja sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me SIDA-n, në fushën e tatimit në pronë si një nga reformat më të rëndësishme të Ministrisë së Financave, dhe falënderoj shtetin Suedez për ndihmën dhe asistencën e sajë që Kosova të ketë një regjistër të saktë të pronave.

EkoHigjiena

Ndërsa, Anders Wollter i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave si një nevojë e kahershme për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.