Kryetar i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë me dije se kanë filluar kyçjet në ujësjellës në fshatin Roganë të kësaj komune.
Kryetari Rahimaj së bashku me Kryeshefin e KRU “Hidromorava” Ymer Salihu, kanë vizituar nga afër punimet që po bëhen për kyçjet në rrjet të ujësjellësit.
Bëhet e ditur se kyqjet do të bëhen për 620 ekonomi familjare të Roganës. /2LONLINE/