Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 627 pacientë, prej tyre 424 të konfirmuar me COVID-19. 381 pacientë janë në oksigjeno-terapi, transmeton Portali 2LONLINE.com
Sipas raportimeve të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP- maskë.
Në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë- nga ta 214 të konfirmuar me COVID- 19.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, kurse të konfirmuar me COVID-19 janë 210. /2LONLINE.com/